Aktualitet

Me copa metali në trup, transportohet drejt Traumës pas atentatit Eljus Thartori, dëshmia: Më shpërtheu telefoni

31 Gusht 2019, 08:00 Nga DOSJA
Me copa metali në trup, transportohet drejt Traumës pas atentatit

TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që një natë më parë iu bë ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë. Mësohet se 36-vjeçari i gjetur me copa metali në trup është transportuar drejt Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e ish-mësuesit, që ka bërë edhe 10 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Thartori mësohet të jetë shprehur për autoritetet se i ka shpërthyer telefoni në dorë pasi e kanë qëlluar me armë.

Më plasi telefoni në dorë, shpërtheu,”- mësohet të ketë thënë Thartori. Mesa duket plumbi që e ka kapur, ka prekur edhe telefonin dhe për pasojë aparati ka shpërthyer.

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ballkonit të Eljus Thartorit për ta vrarë atë. Thartori është një person i njohur për policinë. Ai ka bërë 10 vite bur për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 

Gjithashtu 36-vjeçari ka punuar si mësues në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj eljus thartorit eljus thartori atentati ndaj eljus thartorit eljus thartori

Sondazh

Poll