Aktualitet

I dënuar për përdhunim, arrestohet 30-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane (Emri)

31 Gusht 2019, 07:38 Nga DOSJA
I dënuar për përdhunim, arrestohet 30-vjeçari i

TIRANË– Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e përdhunimit.

Bëhet fjalë për Erind Bicerrin, i cili u prangos në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë.

Mësohet se Bicerri është dënuar nga Gjykata e Apelit Milano, Itali, me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B., banues në Tiranë.

Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.  Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për  ekstradimin e tij drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecari ne tirane i denuar per prostitucion arrestohet 30 vjecari ne tirane i denuar per prostitucion

Sondazh

Poll