Bota

"Nuk ka arsye që të mos i hiqen menjëherë", von Cramon e zhgënjyer për vendimin e vizave për Kosovën

Në një postim në Twitter Von Cramon shkruan se pse pikërisht nëntori i 2023 dhe thotë se nuk ka asnjë arsye që të mos i hiqen menjëherë vizat qytetarëve të Kosovës.

10 Nëntor 2022, 19:24 Nga d.a.
"Nuk ka arsye që të mos i hiqen menjëherë", von
Von Cramon

BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është zhgënjyer nga vendimi i PE në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar vendimin që vendet anëtare të BE-së morën në takimin e grupit punues për vizat, ku kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin më 1 nëntor 2023 ajo u shpreh se është shumë vonë.

Në një postim në Twitter Von Cramon shkruan se pse pikërisht nëntori i 2023 dhe thotë se nuk ka asnjë arsye që të mos i hiqen menjëherë vizat qytetarëve të Kosovës.

“Pra, pse vetëm në nëntor 2023? Nuk ka arsye që të mos i hiqen menjëherë vizat qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar von Cramon.

Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

 

viola von cramon liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 10 Nëntor 2022, 19:02 A.B

Si i përgjon Europa qytetarët?

Telefon Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëher...