Bota

Dështon marrëveshja e shkëmbimit të kriptomonedhave, Bitcoin arrin nivelin më të ulët të dy viteve

Bitcoin ra nën 16,000 dollarë (14,049 £) për herë të parë që nga viti 2020.

10 Nëntor 2022, 18:52 Nga A.B
Dështon marrëveshja e shkëmbimit të kriptomonedhave, Bitcoin
Bitcoin

SHBA- Çmimi i Bitcoin ka prekur nivelin më të ulët të dy viteve pasi shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë dështoi. Po ashtu, çmimi i monedhave të tjera dixhitale ka rënë.

Kjo ka lënë disa klientë të paaftë për të bërë tërheqje nga shkëmbimi, i cili përdoret për të blerë dhe shitur në mënyrë dixhitale. Ekziston gjithashtu frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme të tregut të kriptove nëse FTX dështon.

Ditën e sotme, Bitcoin ra nën 16,000 dollarë (14,049 £) për herë të parë që nga viti 2020 pasi ra dhe besimi i investitorëve. Ethereum, një tjetër monedhë dixhitale e njohur, gjithashtu ra para se të rifitonte terren.

Shqetësimet për shëndetin financiar të kriptomonedhave thuhet se shkaktuan 6 miliardë dollarë (5.2 miliardë £) tërheqje në vetëm tre ditë.

"Mendova se FTX ishte i sigurt", tha një klient për BBC.

"Unë kam rreth 3,000 dollarë (2,630 £) monedha në portofolin tim kripto, por më shqetësuese është se kam investuar 33,000 dollarë (28,900 £) për mamin dhe njerkun tim përmes aplikacionit. Nuk kam ende zemër për të tregoni atyre se çfarë ka ndodhur."- tha një tjetër.

Rregullatori i tregjeve po shqyrton gjithashtu nëse platforma ka thyer ligjet e letrave me vlerë në lidhje me mënyrën se si i ka trajtuar asetet e klientëve./Burimi: BBC

bitcoin

Sondazh

Poll