Aktualitet

Banorët e fshatit Sulaj në Fier ngrihen në protestë: Na kanë lënë në harresë dhe pa asnjë investim. Reagon bashkia Fier

Sipas banorëve mungesa e inventimeve ka sjellë dhe braktisjen e fshatit. Fshati Sulaj dikur ka pasur 150 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 50 pasi pjesa tjetër janë larguar. Banorët bënë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet pasi e gjithë fshati rrezikon të mbetet bosh. 

10 Nëntor 2022, 15:45 Nga e.k
Banorët e fshatit Sulaj në Fier ngrihen në protestë: Na
Banorët duke folur para mediave

FIER- Banorët e fshatit Sulaj në Njësinë Administrative Dërmenas në Fier kanë protestuar ditën e sotme pasi akuzojnë pushtetin vendor se prej vitesh i ka lënë në harresë dhe pa invenstime. Ata u mblodhën para Njësisë Administrative ku kërkuan që fshati i tyre të bëhet pjesë e invenstime pasi sipas tyre nuk ka kanalizime dhe ujë të pijshëm.

“Ska asnjë lloj investimi, nuk ka rrugë, ska kanalizime kulluse, ska ujë të pijshëm, për arsye se, as kryetari i komunës nuk interesohet, as kryeplaku, dhe fashati jonë është lën i braktisur. Mos jemi gjerman ne dhe jemi të ndarë? Ne shqiptarë jemi. A i kemi të drejtat të tërë njëlloj? Përse mos të na i bëjnë? Vjen kanali der aty behet edhe stop,vjen vaditja,ska,ujë ska.Të tëra mungojnë, një pikë ujë serdhi gjatë gjith beharit,as kanal vaditës,as kullues, asnjë lloj gjëje", tha banori.

Sipas banorëve mungesa e inventimeve ka sjellë dhe braktisjen e fshatit. Fshati Sulaj dikur ka pasur 150 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 50 pasi pjesa tjetër janë larguar. Banorët bënë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet pasi e gjithë fshati rrezikon të mbetet bosh. 

“Po ikin njerëzit, nuk investohet në fshatin tone. Ne i bëjmë kërkesë kryetarit të komunës atij si intereson fare. Tërë plerat hidhen nëpër kanal, 30 vjet s'ka pastruar njeri kanal, as rrugë, asgjë. Jemi në probleme të mëdhaja", tha një banor. 

"Të larguar jemi, unë kam ngelur, femijët i kemi të larguar, kur të vijë momenti dhe unë do iki. Problemi tjetër është se e kemi bërë problem te Armando Subashi tha se do ta shtrojmë rrugën, kur erdhi puna na gënjeu” tha një tjetër banor.

Pas protestës së banorëve të fshatit ka reaguar dhe bashkia e Fierit.  Përmes Drejtorisë së Puneve Publike dhe Hartimit te Projekteve ka thënë se do të nisin së shpejti investimet në infrastrukturë.

“Pjesë e ketyre projekteve, në listën e rrugëve që do të parashikohen në këtë kontratën e dytë, është edhe rruga e fshatit Sulaj. Janë duke përfunduar, janë hartuar projektet e rrugëve të perfshirë në këtë kontratë , janë duke përfunduar dhe në fund të kësaj jave, ne mbyllim gjithë praktikën e hartimit të projekteve dhe vazhdojmë javën tjetër” tha zyrtarja e bashkisë.

Nëse nuk do të ketë invenstime nga ana e bashkisë banorët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore . 

fier bashkia fier

Sondazh

Poll