Aktualitet

Nuk deklaroi 25 mijë eurot në doganë, vihet nën hetim 45-vjeçari në Morinë

45-vjeçari kaloi vijën e parë të kontrollit por 'ngeci' në rrjetën e Policisë në vijën e dytë ku u bë dhe kontrolli i imtësishëm. Shumën e parave ai e mbante në çantën e dorës.

10 Nëntor 2022, 14:35 Nga e.k
Nuk deklaroi 25 mijë eurot në doganë, vihet nën hetim
Paratë e sekuestruara

KUKËS- Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.A banues në Prishtinë është vënë nën hetim ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të kalonte 25 mijë euro të padeklaruara. 45-vjeçari kaloi vijën e parë të kontrollit por 'ngeci' në rrjetën e Policisë në vijën e dytë ku u bë dhe kontrolli i imtësishëm. Shumën e parave ai e mbante në çantën e dorës.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e mosdeklarimit në kufi të parave dhe sendeve me vlerë ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 25 000 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Tauran", me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

kukes policia e kukesit

Sondazh

Poll