Aktualitet

Elbasan/ Theu masën e sigurisë "arrest me burg", 36-vjeçari kapet në flagrancë duke dëmtuar makinën e një qytetari

Ai është kapur në flagrancë teksa ishte duke dëmtuar makinën e një qytetari. 

10 Nëntor 2022, 14:52 Nga a.l
Elbasan/ Theu masën e sigurisë "arrest me burg",
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi theu masën e sigurisë "arrest me burg" e caktuar për trafikim të klandestinëve. Ai është kapur në flagrancë teksa ishte duke dëmtuar makinën e një qytetari. 

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, vihet në pranga 36-vjeçari që u kap në flagrancë duke dëmtuar automjetin e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka dëmtuar me sende të forta, automjetin në pronësi të një shtetasi tjetër. Në vijim të verifikimeve për këtë rast, ka rezultuar se 36-vjeçari ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 36- vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll