Aktualitet

Tetë të arrestuar në Tiranë, 24-vjeçari dhunoi bashkëjetuesen, një tjetër ngacmoi seksualisht dy vajza

Blutë e Tiranës bën me dije se një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet Y.Sh është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërkohë një tjetër është vënë në prangat pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza.

10 Nëntor 2022, 15:07 Nga e.k
Tetë të arrestuar në Tiranë, 24-vjeçari dhunoi
Foto ilustruese

TIRANË- Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Blutë e Tiranës bën me dije se një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet Y.Sh është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërkohë një tjetër është vënë në prangat pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa", thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

- A. N., 18 vjeç, G. K., 19 vjeç dhe G. M., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

policia e tiranes

Sondazh

Poll