Bota

Sulm barbar në Athinë, hajdutët hapin varret, donin t’ju merrnin dhëmbët e arit të vdekurve

Polica shprehet se arsyeja e këtij sulmi është marrja e dhëmbëve të arit që mund të kenë pasur të vdekurit. Gjithçka mbetet në mënyrë supozive pasi hetimet ende po vijojnë. Grabitësit kanë kërkaur për sende floriri dhe të tjera me vlerë. 

10 Nëntor 2022, 12:19 Nga e.k
Sulm barbar në Athinë, hajdutët hapin varret, donin t’ju
Policia greke

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë ku persona ende të paidentifikuar nga Policia kanë thyer mbrëmjen e 7 nëntorit varrezat e 3-ta në Athinë dhe kanë hequr eshtrat. Sipas Policisë raportohet se 40 varre janë prekur nga ky sulm barbar dhe eshtrat janë nxjerrë jashtë. 

Polica shprehet se arsyeja e këtij sulmi është marrja e dhëmbëve të arit që mund të kenë pasur të vdekurit. Gjithçka mbetet në mënyrë supozive pasi hetimet ende po vijojnë. Grabitësit kanë kërkuar për sende floriri dhe të tjera me vlerë. 

Sipas EL.AS-it kjo është një ngjarje e rëndë që kohët e fundit janë bërë të zakonshme kryesisht në Athinë. Dhe më parë është raportuar në mediat greke për sulme të tilla. Dhunimi i varreve sipas Policisë është një veprim i ulët dhe po punohet që të gjithë përgjegjësit të përballen me drejtësinë për krimin e rëndë. /Dosja.al

greqi policia greke

Sondazh

Poll