Bota

Tensionet në veri/ KQZ-ja në mbledhje, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Në rend dite është edhe njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

10 Nëntor 2022, 09:38 Nga a.l
Tensionet në veri/ KQZ-ja në mbledhje, shqyrton zëvendësimin
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

Në rend dite është edhe njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

RENDI I DITËS

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e SKQZ-së:

Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të
Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.


Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për
zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit
Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

Të ndryshme. /express/

tensionet ne veri te kosoves komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll