Bota

Vritet ushtari britanik në Ukrainë, homazhet: Një frymëzim, një hero që vdiq duke besuar për atë që donte

Familja e Simon Lingard thotë se ushtria ukrainase ka ofruar ta kthejë trupin e tij në vendlindje. Ai besohet të jetë shtetasi i tretë britanik që vdes në Ukrainë.

10 Nëntor 2022, 08:31 Nga a.l
Vritet ushtari britanik në Ukrainë, homazhet: Një frymëzim,
Simon Lingard

UKRAINË- Një ushtar britanik ka vdekur nduke luftuar në mbrojtje të Ukrainës kundër Rusisë. Simon Lingard, 38 vjeç, nga Blackburn, vdiq më 7 nëntor. Kanë qenë familjarët e tyre të cilët kanë bërë të ditur lajmin e hidhur në një faqe bamirësie për të. "Babai im ishte një frymëzim për të gjithë ata që e njihnin, një hero i jetës së vërtetë që vdiq duke luftuar për atë që besonte."

Familjarët shprehen të pikëlluar për humbjen e tij, ndërsa e cilësojnë si një përfaqësim të denjë të ushtarakëve që luftojnë në mbrojtje të kombeve. "Ai ishte i dashur dhe i adhuruar nga shumë njerëz, një përfaqësim i vërtetë i asaj që një ushtar duhet të jetë", thanë familjërt në homazhet kushtuar atij.

"Ushtria ukrainase ka ofruar ta sjellë atë në shtëpi në Angli, por ne kemi nevojë për ndihmë për t'i treguar atij respektin dhe adhurimin që meriton"-thanë ata. 

Babai i dy fëmijëve, i cili njihej nga miqtë e tij si Grimmy, besohet të jetë britaniku i tretë që ka vdekur në konflikt deri më tani. shkruan Skynews. 

Jordan Gatley , 24 vjeç, vdiq në qershor pasi u largua nga ushtria britanike në mars. Scott Sibley , 36 vjeç, vdiq në fund të prillit dhe ishte gjithashtu një ish-anëtar i Forcave të Armatosura.  Pesë britanikë të tjerë u liruan nga paraburgimi rus në Ukrainë pas një shkëmbimi të suksesshëm të të burgosurve në shtator. Zyra e Jashtme dhe Commonëealth konfirmoi se Shaun Pinner, Aiden Aslin, John Harding, Dylan Healy dhe Andreë Hill ishin kthyer të sigurtë në tokën e Mbretërisë së Bashkuar./Dosja.al

simon lingard lufta ne ukraine

Sondazh

Poll