Bota

Trazira në Britani/ Aktivistët në ditën e 4 të protestës kundër karburanteve, ngjiten në gardhet e autostradës M25

Kjo është hera e katërt që protestuesit kanë shënjestruar këto dy kryqëzime. Nuk është e qartë se si ata kanë arritur t'i shmangen sërish policisë. 

10 Nëntor 2022, 09:45 Nga a.l
Trazira në Britani/ Aktivistët në ditën e 4 të
Parullat e protestuesëve

BRITANI- Autostrada M25 është "pushtuar" nga aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët sot kanë organizuar ditën e 4 të protestës kundër përdorimit të karburanteve fosile (benzina, gazi natyror, qymyri).  Aktivistët e Just Stop Oil, janë ngjitur në gardhet e autostradës M25, ndërsa shoferët e mjeteve kanë reaguar të irrituar, për bllokimin e rrugës. 

Policia e Surrey tha se oficerët po merren me aktivistët që u ngjitën në një port në kryqëzimin 8 të autostradës më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Rruga është mbyllur në të dy drejtimet ndërsa oficerët janë ngjitur në port, shkruan DailyMail

Kjo është hera e katërt që protestuesit kanë shënjestruar këto dy kryqëzime. Nuk është e qartë se si ata kanë arritur t'i shmangen sërish policisë. 

Policia e Essex tha se arrestoi një grua që po përpiqej të ngjitej në një urë rreth 1.5 km nga kryqëzimi 28 në drejtim të akrepave të orës. Reagimi i policëve vjen një ditë pasi Sekretare e Shtetit për Departamentin e Brendshëm Suella Braverman iu tha të ndërhynin për të neutralizuar situatën që eko-aktivistët kishin shkaktuar. 

Kërkesa e saj erdhi pasi aktivistët e Just Stop Oil sollën kaos në M25, duke shkaktuar një aksident ku i plagosur mbeti një polic./ Dosja.al

protesta per karburantet forile ne britani

Sondazh

Poll