Aktualitet

ME VIDEO/ Shembet fshehurazi pallati në mes të Tiranës, Goci: Tërmet kriminal

Goci shton se i vjen keq për banorët e pallatit në rrugën “Ura” që mbeten pa shtëpi pas kësaj shembjeje.

10 Nëntor 2022, 11:54 Nga F.M
ME VIDEO/ Shembet fshehurazi pallati në mes të Tiranës, Goci:
Pallati që po shembet

TIRANË- Një pallat është shembur në Tiranë, në rrethana të pqarta. Në një postim në Facebook, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka publikuar pamjet ku shihet se pallati që ndodhet në zonën e Kinostudios është rrethuar dhe po shembet. Goci shton se i vjen keq për banorët e pallatit në rrugën “Ura” që mbeten pa shtëpi pas kësaj shembjeje.

“Miremengjes! Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka denoncuar dje nje aksion rrokopuje, me emergjencen qe kemi pare ne shume raste, pa asnje transparence, shtyre nga shorti i ndonje hanxhar-pazari, qe ka rene per fat te keq te pallatet e banoreve te Rruga Ura, afer zones se Kinostudios. Me poshte gjeni lokacionin, foto dhe video. Nje raportim i mire, mund t'i kurseje termetin kriminal ndonje familjeje qe pritet te jete ne liste,”- shkruhet në postim.


Nga ana e institucioneve nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me shembjen e një pallati në zonën e Kinostudios në Tiranë.

ervin goci shembet pallati ne kinostudio

Sondazh

Poll