Aktualitet

Rruga Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish protestë, mblidhen para ministrisë së Infrastrukturës: Po na bëjnë presion

Ata kanë kërkuar dhe më herët një takim me kryeministrin por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje nga ai. Ata protestojnë prej ditësh madje kanë paralajmëruar dhe bllokimin e rrugës nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. 

10 Nëntor 2022, 10:07 Nga e.k
Rruga Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish
Banori duke folur për mediat

TIRANË- Dhjetëra banorë të Bërxullës janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e sotëm. Ata këtë herë u mblodhën para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku protestuan kundër projektit të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës. 

"Ku është shteti këtu. I bëj ministrit Çuçi që nuk ndërhyn. Na përdorin mish për top. Me këto mënyra politikanët do e vdesëin Shqipërisë. Cfarë zhvillimi do të ketë rruga kur nuk asnjë lloj projekti. Jemi si copa mishi që mund ti votojmë sa herë duan. Kemi 35 ditë që bëjmë protestë dhe shteti nuk merr mundimin të vogël që të vijë të na e shpjegojë. Unë e kam me paligjshmërinë që bën shteti ynë. Ku u bazua për cmimin e referencës, 4480 lekë", tha banori.

“Jemi pro ndërtimit të rrugës, por po shkelet ligji. Ne jemi pronar të tokave, nuk jemi fare të njoftuar dhe nuk ka asnjë lloj leje ndërtimi. Na bëjnë presione, mashtrojnë me çmime qesharake. Policia po ndihmon firmën hajdute që ndërton mbi tokat tona”, tha një banor tjetër.

Ata kanë kërkuar dhe më herët një takim me kryeministrin por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje nga ai. Ata protestojnë prej ditësh madje kanë paralajmëruar dhe bllokimin e rrugës nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. 

protesta ne berxulle

Sondazh

Poll