Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, i komunikon akuzën ish-ministrit Koka e të pandehurve të tjerë

Prokurori Klodian Braho u ka komunikuar avokatëve të të pandehurve akuzat. 

10 Nëntor 2022, 11:30 Nga F.M
SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, i komunikon akuzën
Lefter Koka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për incineratorin e Elbasanit. Prokurori Klodian Braho u ka komunikuar avokatëve të të pandehurve akuzat. 

"Sot avokatët e të pandehurve u njohën me përfundimin e hetimeve. Sipas procedurës pasi u komunikohet mbyllja e hetimeve avokatët duhet të bëjnë pretendimet e tyre brenda afatit 10 ditor dhe më pas dosja shkon në gjykatë dhe është gjyqtari paraprak që do të vendosë,”- thuhet në njoftim.

Tashmë avokatët kanë 10 ditë kohë që të ngrenë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në Gjykatën e Posaçme. Kjo e fundit do të vendosë kalimin apo jo për gjyq, në seancën paraprake që do të mbahet.

Në pranga për akuzimet në lidhje me procedurat e inceneratorit të Elbasanit është vendosur ish-ministri i mjedisit Lefter Koka. Në kërkim janë shpallur Stela Gugallja e Klodian Zoto, si përfitues, ndërkohë që janë dhënë edhe disa masa të tjera sigurie. Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm, ish-drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri, ish-anëtar i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit; Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit; Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit si dhe Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Ata po hetohen në gjendje të lirë.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg ish-ministrin Lefter Koka në maj të këtij viti. Ai akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

lefter koka inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll