Aktualitet

U kapën me kokainë, arrestohen tre të rinj në Greqi, kreu i bandës kriminale një 22-vjeçar shqiptar

Të të rinjtë merreshin me trafikun e kokainës në qytet ku kishin dhe pika të ndryshme shitjeje. 

10 Nëntor 2022, 11:39 Nga e.k
U kapën me kokainë, arrestohen tre të rinj në Greqi, kreu i
Foto ilustruese

GREQI- Tre persona mes tyre dhe një 22-vjeçar që besohet të jetë dhe kreu i organizatës kriminale të trafikut të drogës kanë rënë në prangat e Policisë së Patrës. Të të rinjtë merreshin me trafikun e kokainës në qytet ku kishin dhe pika të ndryshme shitjeje. 

Në momentin e arrestimit Policia u sekuestroi 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash. Po ashtu u sekuestruan edhe katër peshore precize, 9500 euro, një makinë dhe dy motoçikleta. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur besohet se ai me dy grekë përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, akuzohen për trafik droge në Patras dhe janë dërguar në Prokurorinë e rrethit ku dhe do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre. 

Në lokalin që dyshohet se është në pronësi të 22-vjeçarit shqiptar dhe që përdorej nga grupi si pikë shitjeje Policia arrestoi dhe dy vëllezër që ishin shpallur në kërkim pasi akuzohen se kishin rrahur një klasap, i cili i kishte kërkuar paratë.

greqi policia greke

Sondazh

Poll