Aktualitet

ERE miraton shtyrjen e fashës 800 kWh për muajin nëntor, mbetet në fuqi për dhjetorin

Vendimi erdhi pas aplikimit nga OSHEE dhe KESH se kostot për muajin nëntor kanë mbetur të pandryshuara në lidhje me sigurimin e energjisë elektrike.

10 Nëntor 2022, 09:11 Nga I.A
 
ERE miraton shtyrjen e fashës 800 kWh për muajin nëntor, mbetet
ERE

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e fashës 800 Kwh për muajin nëntor dhe lënien në fuqi të saj për muajin dhjetor. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme që zhvilloi bordi i ERE-s. Vendimi erdhi pas aplikimit nga OSHEE dhe KESH se kostot për muajin nëntor kanë mbetur të pandryshuara në lidhje me sigurimin e energjisë elektrike.

Vendimi:

“Në kushtet kur kostot e energjisë elektrike për muajin nentor 2022 nga FSHU-ja janë të njëjta me blerjen e energjisë përpara marrjes së vendimit të bordit, vlerësojmë se çmimet e shitjes për klientët që furnizohen në kushtet e furnizmit universal nga shoqëria FSHU sha të vijojnë të mbeten të pandryshuara. I propozojmë Bordit të ERE-s: Miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 kilovat orë për konsumin mbi 800 kWh për klientët familjar për periudhën 1 dhjetor -31 dhjetor. Lënia në fuqi e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të FSHU sha për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekë për kWh të miratuar me anë të vendimit të Bordit të ERE-s nr 74 dt 13.4.22 për muajin nentor 2022”.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të shërbimit universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 Kw/h për abonentët familjarë. 

ere

Sondazh

Poll