Heroinë, kokainë dhe kanabis pranë shkollave, Policia godet rrjetin e trafikut në Tiranë, 13 të arrestuar, grupi ishte afruar te lokalet e natës
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika njoftoin se është bërë arrestimi i i 13 personave si dhe hetimi në gjendje të lirë i 14 të tjerëve.
TIRANE- 13 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit "Tentakulat" që ka patur në fokus goditjen e një rrjeti shpërndarësish droge në kryeqytet. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika njoftoi se është bërë arrestimi i i 13 personave si dhe hetimi në gjendje të lirë i 14 të tjerëve. Rrjeti i shpërndarësve ishte shtrirë në të gjithë Tiranën kryesisht pranë lokaleve të natës dhe shkollave. Policia thotë se disa prejtyre siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.
Njoftimi i plotë:
Jam sot këtu, për të bërë prezente për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe ambiente të ndryshme, kryesisht në lokale nate, por edhe në afërsi të disa shkollave. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në ambiente të ndryshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedim penal me këto vepra penale. Pas një hetimi proaktiv disamujor, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve që ushtronin këtë aktivitet kriminal.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “TENTAKULAT”, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:
-E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.
Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:
• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
• 5 peshore elektronike;
• 25 aparate celulare dhe
• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.Theksojmë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në cilëndo fushë dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë./Dosja.al
Sondazh
Deputeti britanik thirrje Sunak: 10 mijë burra shqiptarë kanë hyrë në Angli, përshpejtoni procedurën e dëbimit
Emigrantët e ndaluar nga Marina Mbretërore BRITANI- Emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e Britanisë...
Rruga Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish protestë, mblidhen para ministrisë së Infrastrukturës: Po na bëjnë presion
Banori duke folur për mediat TIRANË- Dhjetëra banorë të Bërxullës janë ngritur sërish në protestë m&...
ERE miraton shtyrjen e fashës 800 kWh për muajin nëntor, mbetet në fuqi për dhjetorin
ERE TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e fashës 800 Kwh për muajin nëntor dhe lënien n&eu...
Ngacmoi seksualisht dy të mitur në Athinë, arrestohet Youtuberi "Red Dragon” në Greqi
Red Dragon GREQI- Tik Toker-i dhe YouTuber-i i njohur në Greqi “Red Dragon”, u arrestua për ngacmim seksual ndaj të mi...
FOTOT/ Ky është shqiptari Eni Dollani që u vra dhe u gropos në Greqi
Eni Dollani GREQI- Personi që po shikoni në foto është Eni Dollani. Dollani, 31 vjeç u vra dhe u gropos dy ditë më par...
EMRAT/ E kthyen banesën në 'shtëpi bari', shpallen në kërkim babai me dy djemtë në Krujë
Foto Ilustruese KRUJË- Një shtëpi bari është zbuluar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se në kuadë...
Aksion në Fier, arrestohen 2 persona, u kapën me armë e drogë, njëri theu masën ‘arrest shtëpie’
Policia e Fierit FIER- Dy persona, të identifikuar si Orgito Lamkaj dhe Adis Caka janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra...
ME VIDEO/ Momenti kur grabitet dyqani me pajisje elektronike në Vlorë
Dyqani në Vlorë VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë grabitjen e një dyqani me pajisje elektronike në Vlorë. Si&cce...
Vranë e groposën Eni Dollanin në Greqi, arrestohet shqiptari e partnerja e tij, në kërkim pakistanezi. Donin ta grabisnin
Eni Dollani dhe vendi ku u vra e gropos GREQI- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin, Eni Dol...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 10 Nëntor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi zgjedh...