Aktualitet

FOTOT/ Ky është shqiptari Eni Dollani që u vra dhe u gropos në Greqi

Sipas mediave greke, synimi i autorëve ka qenë grabitja e shqiptarit, pasi natën e krimit, 31-vjeçari kishte shumë para me vete, rreth 10 mijë euro.

10 Nëntor 2022, 08:51 Nga F.M
FOTOT/ Ky është shqiptari Eni Dollani që u vra dhe u gropos
Eni Dollani

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Eni Dollani. Dollani, 31 vjeç u vra dhe u gropos dy ditë më parë në Greqi. Sot, mediat greke bënë me dije se për krimin në fjalë është vënë në pranga një shqiptar dhe partnerja e tij greke. Në kërkim është shpallur një 24-vjeçar.

Sipas mediave greke, synimi i autorëve ka qenë grabitja e shqiptarit, pasi natën e krimit, 31-vjeçari kishte shumë para me vete, rreth 10 mijë euro.

Fillimisht viktima dhe autorët janë takuar dhe kanë nisur të argëtohen në një klub nate në Kyparisia. Autorët e kanë kuptuar që Dollani kishte shumë para me vete dhe kur kanë dalë nga lokali, e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës. Aty e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e vrarë. Më pas i varrosën trupin në rërë, i morën paratë dhe u arratisën. Por, gjurmët që kishin lënë në vendin e ngjarjes, zbuluan krimin.

eni dollani gjendet i vdekur shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll