Bota

VIDEO/ Zbulohet plani i fshehtë i Serbisë në veri të Mitrovicës, si po kolonizohet zona

Kamerat kanë zbuluar planin që po aplikohet nga Serbia në veri të Mitrovicës –  aty shihet se si po kolonizohet zona.

10 Nëntor 2022, 07:37 Nga a.l
VIDEO/ Zbulohet plani i fshehtë i Serbisë në veri të
kamerat e fshehta per zbulimin e planit te serbise ne veri

MITROVICË- Dokumentari “Gjurmë shqiptare”, ka trajtuar çështjen e veriut të Mitrovicës. Kamerat kanë zbuluar planin që po aplikohet nga Serbia në veri të Mitrovicës –  aty shihet se si po kolonizohet zona. Në brendësi të strukturave paralele, zbulohet funskionimi i tyre.

Po ashtu tregohet për planin e ‘fshehtë’ të Serbisë në veri. Kamera e fshehtë zbulon funksionimin e qytetit, dhe veprimtarinë në këtë pjesë.

Kushdo që dëshiron të jetojë në veri të Mitrovicës, banesat jepen pa para. Vetëm shkon e lajmërohesh, dhe do ta gjejnë vendbanimin. Po ashtu përfiton benifite të tjera”, thotë një i moshuar serb në veri.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll