Bota

Zgjedhjet në SHBA, Biden: Ditë e mirë për demokracinë, populli amerikan ka folur

Biden tha se partia sfidoi pritshmëritë dhe shmangu një 'shpërthim' republikan.

9 Nëntor 2022, 23:04 Nga A.B


SHBA- Presidenti Joe Biden iu drejtua amerikanëve pas rezultateve të zgjedhjeve, duke thënë se ishte një "natë e fortë" për demokratët pasi partia sfidoi pritshmëritë dhe shmangu një 'shpërthim' republikan.

"Ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë. Dhe mendoj se ishte një ditë e mirë për Amerikën," tha Biden teksa mbajti fjalim nga Dhoma shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi, “Demokracia jonë është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se demokracia është ajo që jemi”.

Biden tha se do të vërë veton ndaj përpjekjeve për të miratuar një ndalim kombëtar të abortit dhe kundërshtoi uljen e taksave për të pasurit, dy propozime politike që republikanët mund të ndjekin.

Ai tha se kur të kthehej nga një udhëtim në Azi, do të ftonte udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar prioritetet e ardhshme.

joe biden

Sondazh

Poll