Bota

"Duhet të luftojmë për demokracinë" mesazhi i parë i Biden pas zgjedhjeve

Në një postim në Twitter, Biden shkruan se duhet të luftojnë për demokracinë dhe theksoi se procesi zgjedhor nuk mund të bëhej pa pjesmarrjen e miliona njerëzve.

9 Nëntor 2022, 20:25 Nga d.a.
"Duhet të luftojmë për demokracinë" mesazhi i
Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka përcjellë mesazhin e parë të tij pas zgjedhjeve të mesmandatit të 8 nëntorit, të cilat janë një tregues sesi mund të shkojnë pesidencialet e 2024.

Në një postim në Twitter, Biden shkruan se duhet të luftojnë për demokracinë dhe theksoi se procesi zgjedhor nuk mund të bëhej pa pjesmarrjen e miliona njerëzve.

"Demokracia nuk ndodh rastësisht. Duhet ta mbrojmë, forcojmë dhe rinovojmë. Do të kem më shumë për të thënë këtë pasdite, por falë punonjësve dhe zyrtarëve të sondazhit që punuan gjatë natës për të mbrojtur të drejtën tonë të shenjtë për të votuar. Dhe miliona që e bënë zërin e tyre të dëgjohet."-shkroi Biden.

Presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në orën 16:00 me orën lokale dhe, siç është premtuar, do të bëjë një referencë të gjerë për rezultatin e zgjedhjeve mesmandatit. 

Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Politico-s se Joe Biden do të kandidojë sërish për postin më të lartë të Shteteve të Bashkuara, pasi rezultati i procesit zgjedhor justifikon zgjedhjet e tij dhe forcon pozitat e tij në fushatë përpara zgjedhjeve të tij presidenciale 2024.

joe biden zgjedhjet e mesmandatit ne shba

Sondazh

Poll