Bota

Diferenca e ngushtë mes demokratëve dhe republikanëve, Xhorxhia do të shkojë në balotazh

Warnock, kandidati demokrat, ka rreth 49% të votave ndërsa Herschel Walker, kandidati republikan, ka fituar pak më shumë se 48%.

9 Nëntor 2022, 20:45 Nga d.a.
Diferenca e ngushtë mes demokratëve dhe republikanëve, Xhorxhia
Raphael Warnock

SHBA- Xhorxhia po shkon drejt balotazhit të zgjedhjeve në garën për Senatin e SHBA-së, sipas senatorit Raphael Warnock, kandidati demokrat për shtetin.

"Ne do të shkojmë në balotazh, Xhorxhia! Le ta bëjmë këtë edhe një herë!" tha Watnock në një postim në Twitter.

Warnock, kandidati demokrat, ka rreth 49% të votave ndërsa Herschel Walker, kandidati republikan, ka fituar pak më shumë se 48%.

Asnjë kandidat nuk ka marrë mbi 50% të votave, një shumicë e plotë, ndërkohë që pritet një deklaratë nga zyrtarët e shtetit së shpejti.

Por gjasat janë se shteti do të mbajë një zgjedhje sërish pas balotazhit të cilat zakonisht janë më 6 dhjetor, për herë të dytë në po aq vite.

raphael warnock zgjedhjet e mesmandatit ne shba

Sondazh

Poll