Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Biden telefonon disa nga fituesit e tij: Urime, tani do fle më mirë

Sipas sondazheve, republikanët kanë shumë gjasa për fitore.

9 Nëntor 2022, 21:19 Nga A.B
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Biden telefonon disa nga fituesit e tij:
Joe Biden

SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpërndarë një video në Twitter, ku shfaqet duke telefonuar dhe uruar disa nga kandidatët e tij të cilët kanë fituar në zgjedhjet për Kongresin. Ai u thotë se është i lumtur për fitoren, ndërsa u jep kurajo dhe u kërkon që të kenë besim.

“Urime djalë, jam shumë i lumtur. Do fle më mirë duke e ditur që ke fituar”, janë disa nga mesazhet inkurajuese që ai u jep të tijve.

Në Amerikë po zhvillohen zgjedhjet në SHBA nga të cilat pritet të zgjidhet shumica në Kongres dhe pozicionimi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Nëse fitojnë kandidatët e mbështetur nga Trump, ambicia e tij për t'u rishfaqur do të forcohet. Sipas sondazheve, republikanët kanë shumë gjasa për fitore.

zgjedhjet e mesmandatit ne shba joe biden

Sondazh

Poll