Bota

Kurti nesër niset për Paris: Ndoshta takohem edhe me presidentin Vuçiç

Albin Kurti tha se takimi mund të jetë trilateral dhe ka bërë me dije edhe detaje të tjera lidhur me atë që mund të ndodhë, duke shtuar se gjithsesi në Paris do të shkojë me 2 propozime. 

9 Nëntor 2022, 22:34 Nga k.m.
Kurti nesër niset për Paris: Ndoshta takohem edhe me presidentin
Albin Kurti

PRISHTINË- Me anë të një videoje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar që nesër në mëngjes do të fluturojnë drejt Parisit për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, ku ka paralajmëruar se mund të ketë një takim edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Kurti tha se takimi mund të jetë trilateral dhe ka bërë me dije edhe detaje të tjera lidhur me atë që mund të ndodhë, duke shtuar se gjithsesi në Paris do të shkojë me 2 propozime. 

“Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen e mirupafshim. Ju dëshiroj natë të mirë e ditë të mbara. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër,”- ka thënë Kurti në videon e shkurtër.

Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se me vete do të ketë ekipin e tij me 6 anëtarë nga Kryeministria dhe bashkëshorten e tij.

 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll