Bota

Haxhiu konfirmon se vizita e saj në SHBA nuk do të bëhet në dhjetor, hedh poshtë lajmet për refuzim vize

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka konfirmuar se në fakt vizita e saj për në SHBA është shtyrë pasi një takimi që ka patur me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

9 Nëntor 2022, 20:16 Nga d.a.
Haxhiu konfirmon se vizita e saj në SHBA nuk do të bëhet në
Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmeve se vizita e saj në SHBA, e planifikuar në fund të dhjetorit, ishte anuluar pasi i ishte refuazuar viza.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka konfirmuar se në fakt vizita e saj për në SHBA është shtyrë pasi një takimi që ka patur me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

"Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta. Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t'ua kumtojmë me kohë."- shkroi.

Sot  pasur raportime se Ministres Albulena Haxhiu dhe Ministrit Xhelal Sveçla u janë refuzuar vizat nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një takim me gazetarët, ambasadori amerikan Heff Hovenier ka thënë se ministrat nuk është mirë të udhëtojnë jashtë vendit në kohë krize dhe se ato duhet të angazhohen brenda vendit.

 

albulena haxhiu jeff hovenier

Sondazh

Poll