Sport

Kupa e Botës/ Senegal shokohet nga lajmi i Mane-s, dëmtimi me Bayern Munich: “Do të humbasë Botërorin”

Ende pa nisur, Kupa e Botës humbet një nga protagonistët e mëdhenj. Sadio Mané u dëmtua dje pas fitores 6-1 të Bayern Munich kundër Werder Bremen.

9 Nëntor 2022, 12:04 Nga DOSJA

Kupa e Botës/ Senegal shokohet nga lajmi i Mane-s, dëmtimi me Bayern

SENEGAL- Ende pa nisur, Kupa e Botës humbet një nga protagonistët e mëdhenj. Sadio Mané u dëmtua dje pas fitores 6-1 të Bayern Munich kundër Werder Bremen. Ish-sulmuesi i Liverpool kërkoi zëvendësimin njëzet minuta pas fillimit të ndeshjes, pasi ndjeu shqetësim në gjurin e djathtë.

 Sipas L'Equipe dhe AS, testet e reja janë kryer sot dhe shkalla e dëmtimit është më e rëndë se sa pritej dhe Mané nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës. Gazeta spanjolle zbulon gjithashtu se Bayern do të lëshojë një deklaratë gjatë ditës duke konfirmuar dëmtimin. Përfaqësuesja e Senegalit është shokuar nga ky lajm.

Pas ndeshjes, trajneri i Bayern Munich Julian Nagelsmann u shqetësua menjëherë: "Ai pësoi një goditje dhe menjëherë iu nënshtrua testeve specifike për të kuptuar se çfarë ka. Shpresoj të mos ketë asgjë, por nuk e di saktësisht", tha tekniku i bavarezëve për të.

E.Ç (Dosja.al)

 

senegal sadio mane

Sondazh

Poll