Bota

Nenad Gjuriç nderohet me 'Urdhrin e Meritës' nga Vuçiç: Krenar të më radhisin në mesin e të famshmëve

Ai u shpreh se është i lumtur që ka arritur sukses në punën e tij. Gjatë fjalës së tij ai tha se ndihet krenar që shteti serb dhe presidenti i vendit të tij e kanë radhitur atë në mes të të mëdhenjëve dhe të famshmëve,

9 Nëntor 2022, 12:09 Nga e.k
Nenad Gjuriç nderohet me 'Urdhrin e Meritës' nga
Nenad Gjuriç

KOSOVË- Ish-drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut Nenad Gjuriç është dekoruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç me 'Urdhrin e Meritës' të mbrojtjes dhe sigurisë së shkallës së parë. Ai u shpreh se është i lumtur që ka arritur sukses në punën e tij. Gjatë fjalës së tij ai tha se ndihet krenar që shteti serb dhe presidenti i vendit të tij e kanë radhitur atë në mes të të mëdhenjëve dhe të famshmëve, Gjuriç u shkarkua pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Koosvës pasi refuzoi të vendoste letra qortuese për ata që nuk respekton reciprocitetin e targave.

“Që nga fillimi i punës sime në këtë detyrë kam bërë të pamundurën për të krijuar një atmosferë mes punonjësve të policisë që ata të ndihen të lirë dhe pa asnjë ngarkesë, që punën e tyre ta bëjnë me lehtësi dhe se të gjithë të kenë të drejta të barabarta mes nesh. Kam arritur sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe Politika.

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

tensionet në veri të kosovës  nenad gjuriç

Sondazh

Poll