Bota

"Ndjesi e tmerrshme..."/ Mbyllen shkollat dhe hekurudhat në Itali, banorët tregojnë momentin e tërmetit: Gjithçka po dridhej

Po ashtu është pezulluar si masë paraprake trafiku hekurudhor në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dëmtimit të binarëve ku edhe po kryhen kontrolle. 

9 Nëntor 2022, 09:23 Nga DOSJA
"Ndjesi e tmerrshme..."/ Mbyllen shkollat dhe hekurudhat në
termeti ne Itali

ITALI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Sipas mediave italiane, tërmeti është pasuar me lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët, përkatësisht në zonat Ankona, Fano dhe Urbino. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se, tërmeti u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige.

Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur por vetëm dëme materiale. Ndërkohë është njoftuar se shkollat do të mbyllen  deri në neutralizimin e situatës. Po ashtu është pezulluar si masë paraprake trafiku hekurudhor në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dëmtimit të binarëve ku edhe po kryhen kontrolle. 

Sakaq, banorët kanë treguar momentin kur kanë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit. Ata janë shprehur të frikësuar se kanë dalë në rrugë dhe janë shtrirë përtokë. "Dritat e rrugëve të ndriçimit publik po lëkundeshin... gjithçka po dridhej fort, një ndjesi e tmerrshme dhe njerëzit u shtrinë në rrugë”, thotë një banor i Fanos. 

Sipas informacioneve fillestare, në disa banesa raportohen dëmtime në mure. Po ashtu zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea ka evakuuar pjesërisht banorët./Dosja.al

termet ne itali

Sondazh

Poll