Pas tensioneve në veri, EULEX-i shton praninë e policisë në Kosovë! Çfarë pritet të ndodhë
EULEX KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tens...
Në Florida dominuan republikanët ku guvernatori Ron DeSantis fitoi shumë rajone latine, bastione historike demokrate, në rrugën e tij drejt një fitoreje që mund të shërbejë si një pikënisje për një garë presidenciale në 2024.
SHBA- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga dalja përfundimtare e zgjedhjeve të mesmandatit në Kongresin dhe Senatin amerikan, 'beteja' mes demokratëve dhe republikanëve sa vjen e bëhet më e nxhetë. Sipas CNN gara është shumë e ethshme ku pritet një përmbysje rezultati nga republikanët ose siç po e quajnë së fundmi 'vala e kuqe'.

Në Florida dominuan republikanët ku guvernatori Ron DeSantis fitoi shumë rajone latine, bastione historike demokrate, në rrugën e tij drejt një fitoreje që mund të shërbejë si një pikënisje për një garë presidenciale në 2024. Në Pensilvani, guvernatori demokrat John Fetterman mundi republikanin Mehmet Oz për vendin e senatorit republikan në pension Pat Toomey. Ndërkohë, beteja për shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve, mbetet e hapur mes një gare të ngushtë mes kandidatëve.

Në Senat është mjaft e ngushtë, ku çuditërisht demokratët po kryesojnë me një numër më shumë, pavarësisht asaj që pritej, pra një fitore e mundshme e republikanëve. Ndërkohë, të gjithë sytë janë te Georgia, Nevada dhe Arizona. Zyrtarët e lartë republikanë pranuan se nuk ekzistonte një valë e kuqe, siç prisnin, pasi demokratët fituan në shtete, si Pensilvania. Siç raporton Associated Press, demokratët fituan vende kritike në Dhomën e Përfaqësuesve në bregun lindor dhe arritën të mbajnë vendin e Senatit në New Hampshire.
“Kjo është një garë që duhet fituar. Ne besojmë se nëse fitojmë Pensilvaninë, do të fitojmë shumicën”, tha Steven Laë, president i super PAC-së së Senatit Republikan.
EULEX KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tens...
foto ilustruese KOSOVË- Një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale është shënuar në Kosovë. Mëso...
zgjedhjet afatmesme SHBA- Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve mes mandatit që po mbahen në SHBA. Sipas CNN, republikan&...
Karabinieret KOSOVË- Për shkak të situatës së fundit në veri të vendit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ditë m...
Zjarrfikëse TURQI- Një nënë siriane dhe tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike ...
termeti ne Itali ITALI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Sip...
Lista Serbe KOSOVË- 10 ulëset e dedikuara për deputetët e Listës Serbe, tash e disa muaj, janë të zbrazëta në ...
Foto Ilustruese ITALI- Aktualisht janë regjistruar dhjetë tërmete në bregun Pesaro të Marche në pak më shumë se 15 ...
foto ilustruese KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën në mbrëmje...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të neg...