Bota

Tensionet në veri, NATO mbetet vigjilente ndërsa karabinierët italianë përforcojnë mbrojtjen e EULEX-it

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

9 Nëntor 2022, 09:46 Nga I.A
Tensionet në veri, NATO mbetet vigjilente ndërsa karabinierët
Karabinieret

KOSOVË- Për shkak të situatës së fundit në veri të vendit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ditë më parë pas një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se NATO-ja mbetet vigjilente sa i përket situatës së sigurisë. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”.

Kurti të hënën ka takuar po ashtu komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia. Kryeministri Kurti ka falënderuar Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftim.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa të reja policore. Borrell ka njoftuar se karabinierët italianë kanë arritur në Kosovë për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it.

“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) përmbush detyrën për të garantuar stabilitetin: Karabinierët kanë arritur sonte për të përforcuar përkohësisht Njësitin Policor të EULEX-Kosova. EULEX-i do të vazhdojë të përkrahë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell në Twitter.

 

albin kurti jens stoltenberg tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll