Bota

Tragjedi në Turqi, nëna e 8 fëmijë ndërrojnë jetë pasi shtëpia merr flakë, plagoset kryefamiljari

Gruaja jetonte përkohësisht me gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit në apartamentin në fjalë, që një natë më parë u përfshi nga flakët.

9 Nëntor 2022, 09:47 Nga F.M
Tragjedi në Turqi, nëna e 8 fëmijë ndërrojnë
Zjarrfikëse

TURQI- Një nënë siriane dhe tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Turqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin ku jetonte familja, në provincën veriperëndimore turke, në Bursa.

Gruaja jetonte përkohësisht me gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit në apartamentin në fjalë, që një natë më parë u përfshi nga flakët. Ata janë bllokuar brenda në shtëpi e janë asfiksuar, pasi nuk kanë mundur që të dalin që aty.

Në përpjekje për t’i shgpëtuar, është plagosur edhe kryefamiljari, i cili kishte qenë jashtë shtëpisë në momentin që apartamenti mori flakë. Ai u fut të ndërhynte, por nuk ia doli dot. Fëmijët që ndërruan jetë ishin nga mosha një deri në njëmbëdhjetë vjeç. Emrat e viktimave nuk dihen ende, ndërkohë që po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit.

tragjedi ne turqi turqi

Sondazh

Poll