Bota

Alternativat/ Çfarë ndodh nëse 10 deputetët e tjerë të Listës Serbe nuk pranojnë mandatin e deputetit

Në gjendje të njëjtë pritet të jenë edhe për një kohë, pasi ata dorëzuan mandatet që iu besuan, si formë e kundërshtimit të vendimit të ekzekutivit për fletëqortimet për targat ilegale.

9 Nëntor 2022, 08:50 Nga I.A
Alternativat/ Çfarë ndodh nëse 10 deputetët e tjerë
Lista Serbe

KOSOVË- 10 ulëset e dedikuara për deputetët e Listës Serbe, tash e disa muaj, janë të zbrazëta në Kuvendin e Kosovës. Në gjendje të njëjtë pritet të jenë edhe për një kohë, pasi ata dorëzuan mandatet që iu besuan, si formë e kundërshtimit të vendimit të ekzekutivit për fletëqortimet për targat ilegale.

Megjithatë, mungesa e tyre nuk u vërejt nga kolegët të cilët po zhvillonin seancën e radhës. Por, të dorëhequrit do të zëvendësohen, pasi të ndiqen disa procedura ligjore. Kërkesën në fjalë kryeparlamentari Glauk Konjufca, ia kishte proceduar presidentes, ditën e dorëheqjes së deputetëve. Edhe shefja e shteti tashmë e ka përcjell atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 10 të dorëhequrit nga Lista Serbe pritet të zëvendësohen me 10 kandidatët e tjerë nga ky subjekt politik.

Por çfarë ndodhë nëse edhe këta të fundit nuk pranojnë. Por nëse nëse Lista Serbe nuk i zëvendëson deputetët e dorëhequr në kandidatë të tjerë, atëherë ato vende mund të zihen nga kandidatë të partive të tjera, që kanë fituar numër më të madh të votave. Deputetët e rinj duhet që brenda 3 seancave të rregullta të Kuvendit të japin betimin, në të kundërtën mund t’ju merret mandati.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll