Aktualitet

Ndodh në Rrogozhinë/ Hajdutët vjedhin dyert e dritaret e shtëpisë dykatëshe, pronarët janë në emigrim

Hajdutët duket se kanë gjetur kohën e përshtatshme për të vjedhur dyert e dritaret e shtëpisë dy katëshe e cila ndodhet buzë rrugës kryesore që të dërgon në bregdetin e plazhit Spille.

9 Nëntor 2022, 08:22 Nga a.l
Ndodh në Rrogozhinë/ Hajdutët vjedhin dyert e dritaret e
foto ilustruese

RROGOZHINË- Një banesë dykatëshe është vjedhur nga persona të paidentifikuar në Rrogozhinë. Mësohet se hajdutët kanë çmontuar dyert dhe dritaret e shtëpisë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Banesa ka qenë e braktisur, pasi sipas burimeve pronarët ndodhen jashtë Shqipërisë në emigrim.

Hajdutët duket se kanë gjetur kohën e përshtatshme për të vjedhur dyert e dritaret e shtëpisë dy katëshe e cila ndodhet buzë rrugës kryesore që të dërgon në bregdetin e plazhit Spille.

Mësohet se vjedhja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa policia është njoftuar në orët e para të ditës së sotme dhe ka shkuar në banesën e lënë pa dyer e dritare me grupin hetimor, kanë kryer veprimet hetimore me qëllim gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve./ Dosja.al

vidhet banesa ne rrogozhin

Sondazh

Poll