Aktualitet

Fast&Furious në Vlorë, 42-vjeçari i maskuar e i dehur ndiqet nga policia në mes të natës, i fut marshin "Porsche"-t pa targa (EMRI)

Pas disa minutash ndjekje 42-vjeçari është vënë në pranga në lagjen "Isa Boletini".

9 Nëntor 2022, 07:59 Nga a.l
Fast&Furious në Vlorë, 42-vjeçari i maskuar e i dehur
maska e Hasan Hasanajt ne Vlore
Maska

VLORË- Hasan Hasanaj 42-vjeç u arrestua gjatë mesnatës në Vlorë në lagjen “Partizani”. Hasanaj është kapur duke lëvizur me makinë "Porsche" ngjyrë blu pa targa. Ai nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e efektivëve. Pas disa minutash ndjekje 42-vjeçari është vënë në pranga në lagjen "Isa Boletini".

Policia kreu kontrollet ndaj tij dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur ndërsa në fytyrë kishte vendosur një maskë. Ai mësohet të ketë thënë para efektivëve se ishte konfliktuar me disa persona në një lokal dhe se për këtë arsye kishte vënë maskë dhe kishte hequr targa e mjetit.  

Gjatë kontrollit të makinës u gjet një maskë, 1 thikë dhe 2 targa mjetesh, ndërsa gjatë testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur në masën 1.410 mgl. Për shkak të lëndimeve të marra, Hasanaj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore./Dosja.al 

hasan hasanaj

Sondazh

Poll