Aktualitet

Rritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

9 Nëntor 2022, 08:17 Nga I.A
Rritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin gjatë paradites, ku vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore. Në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

parashikimi i motit parashikimi i motit ne shqiperi

Sondazh

Poll