Primaret / Sazan Guri shpall kandidimin për Bashkinë e Beratit: Rivalin tim në "Primare" do e bëj nënkryetar, nëse fitoj
Ambientalisti Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në "Primaret" e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, Guri u shpreh se guxoi ndaj u fut në garë. Ai u shpreh se është nëse nuk zgjidhet në Primaret e PD-së, rëndësi ka që e mori këtë iniciativë për t'u futur në garë.
'Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s'ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkuron. S'ka rëndësi fare, të guxojmë.'- u shpreh Guri.
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Ditën e djeshme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma.
Sondazh
SHIFRA- Rama njofton shpërblimin për pensionistët në fundvit, nga sa para do marrin në fund të dhjetorit
Edi Rama TIRANË- Pensionistët shqiptarë do të përfitojnë në fund të dhjetorit shpërblim. Gjatë takimit me...
Rama: Nuk është vetëm PD-ja e përfshirë në financimet ruse, edhe PL-ja është në thesin e rublave
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama akuzoi ditën e sotme Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Dem...
Paketa fiskale 2023/ Ibrahimaj: Lufta s’na lejoi të bënim ndryshime! Tabaku: Po hotelet me 5 yje pse nuk i taksoni?
Delina Ibrahimaj TIRANË- Komisioni për Integrimin Europian, shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në...
'Ligjet'/ Sula: Na duhen 18 persona në staf. Alibeaj: Keni mbështetjen tonë për fonde dhe burime njerëzore
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula bëri një r...
Autoriteti i Dosjeve kërkon para shtesë, Sula: Na duhen për të paguar dritat e ujin si dhe për mbrojtjen kibernetike
Gentiana Sula TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar ditën e sotme fonde shtesë për të mbuluar shpenzimet dhe pë...
Ballanca: Nuk miratuat një fond për studimin e pasojave ekonomike të fashës 800 KW! Bushka: Merrni parasysh situatën
Erinda Ballanca TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga...
Ndërtimi i shkollës në Kamëz, gruaja: Bëjmë 2 km rrugë, mua më dhemb shpina. Rama: E nxore kunjën
Gruaja TIRANË- Një grua u ankua tek kryeministri Edi Rama për rrugën e gjatë që bëjnë çdo ditë për...
'Të pashkollët'/ Rama në Kamëz: Do hapim klasa të veçanta për këta me dy gishta që bërtasin rrugëve
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kamza se do të hapin klasa të veçanta për demokratët që bërta...
Debate tek Ligjet/ Bylykbashi-Bushkës: Mos më ndërprit më, sot është një ditë turpi. Deputetja e PS: Kijeni mendjen kur flasim
Oerd Bylybashi TIRANË- Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2023 ...
ME VIDEO- Dorëheqja e Grida Dumës, nga fjalimi deri tek përlotja e kolegëve të saj
Grida Duma dhe deputetet e PD-se TIRANË-Dosja.al ju sjell përmes videove momentin e dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i depute...
