Bota

Daçiç vizitë zyrtare në Athinë, Dendias i kërkon arritjen e një kompromisi për situatën me Kosovën

Dendias i tha Daçiç se Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Greqia është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

8 Nëntor 2022, 18:20 Nga d.a.
Daçiç vizitë zyrtare në Athinë, Dendias i
Dendias dhe Dacic

GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Athinë, ku ndër të tjera do të diskutojë me zyrtarë të lartë grekë për situatën e re në Kosovë, si dhe për aplikimin e mundshëm të saj për anëtarësim në BE.

Sipas mediave serbe, Daçiç e nisi vizitën e tij me një takim me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, ku më pas pati dhe një takim ballë për ballë me homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Dendias i tha Daçiç se Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Greqia është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Nikos Dendijas, pas takimit me Daçiçin, në një konferencë të përbashkët për media, tha se çdo vendim duhet të merret në kuadër të një dialogu të përbashkët dhe shtoi se është e nevojshme të shmangen tensionet. 

Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve dhe e dimë se edhe Serbia e respekton këtë”, tha Dendias.

Kreu i diplomacisë serbe pasdite pritet të takohet me kreun e opozitës dhe kryetarin e partisë Syriza, Aleksis Tsipras.

 

nikos dendias dacic ne athine

Sondazh

Poll