Bota

Algjeria dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi strategjik 5-vjeçar

Në deklaratë thuhej se pakti u nënshkrua nga ministri i Jashtëm algjerian Ramtane Lamamra dhe homologu i tij kinez Wang Yi. Megjithatë, ai nuk dha detaje rreth vendit të nënshkrimit të paktit, por burimet algjeriane thanë se ai ishte nënshkruar gjatë pjesëmarrjes së dy ministrave në samitin e klimës COP27 të OKB-së në qytetin bregdetar të Egjiptit, Sharm el-Sheikh.

8 Nëntor 2022, 16:57 Nga d.a.
Algjeria dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje
Firmosja e paktit

ALGJERI- Algjeria tha të martën se ka nënshkruar një pakt të dytë 5-vjeçar të bashkëpunimit strategjik me Kinën. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme tha se plani synon të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, industrinë, energjinë, hapësirën dhe kulturën.

Në deklaratë thuhej se pakti u nënshkrua nga ministri i Jashtëm algjerian Ramtane Lamamra dhe homologu i tij kinez Wang Yi. Megjithatë, ai nuk dha detaje rreth vendit të nënshkrimit të paktit, por burimet algjeriane thanë se ai ishte nënshkruar gjatë pjesëmarrjes së dy ministrave në samitin e klimës COP27 të OKB-së në qytetin bregdetar të Egjiptit, Sharm el-Sheikh.

Pakti i parë i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve u nënshkrua në vitin 2014.

Në shtator 2018, Algjeria dhe Kina nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Pekin që Algjeria t'i bashkohet Iniciativës Kineze Belt and Road, një plan i madh kinez që synon të ndërtojë rrjete tregtare dhe infrastrukturore që lidhin Azinë me Evropën, Afrikën dhe më gjerë.

Kina ka mbetur partneri i parë tregtar i Algjerisë që nga viti 2013, duke zënë vendin e Francës.

wang yi pakti kine-algjeri

Sondazh

Poll