Bota

Lufta në Ukrainë, SHBA konfirmon se 'komunikimi' me Kremlinin mbetet i hapur

Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë refuzon të mohojë raportet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë.

8 Nëntor 2022, 16:04 Nga d.a.

Lufta në Ukrainë, SHBA konfirmon se 'komunikimi' me

SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të hapura.

Sipas BBC, Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë refuzon të mohojë raportet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë. Duke folur në Nju Jork, Sullivan tha se ishte "në interesin" e SHBA-së të ruanin kontaktet me Kremlinin, por ai këmbënguli se zyrtarët ishin "me sy të qartë se me kë kemi të bëjmë".

Wall Street Journal raporton se Sullivan ka zhvilluar diskutime konfidenciale me homologun e tij rus, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, dhe ndihmësin e lartë të Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, gjatë disa muajve të fundit.

Zyrtarë të lartë i thanë gazetës se burrat kishin diskutuar mënyrat për t'u mbrojtur nga rreziku i përshkallëzimit bërthamor në luftën në Ukrainë, por nuk ishin angazhuar në asnjë negociatë rreth mënyrave për t'i dhënë fund konfliktit.

Muajin e kaluar, Sullivan tha se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte "pasoja katastrofike për Rusinë". Ai i tha transmetuesit amerikan NBC se zyrtarët e lartë kishin "shpjeguar" shtrirjen e përgjigjes së mundshme të SHBA-së në diskutimet private me zyrtarët rusë.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Adrienne Watson refuzoi të konfirmonte historinë, duke i thënë gazetës se "njerëzit pretendojnë shumë gjëra", ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi gazetat perëndimore për "publikimin e mashtrimeve të shumta".

Por sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre tha të hënën se Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të zhvilluar bisedime me Rusinë. Dhe Sullivan, i cili thuhet se është një nga këshilltarët më të lartë të presidentit amerikan Joe Biden që ende shtyn për diskutime me Rusinë, tha se mbajtja e kontaktit me Moskën ishte në "interesat e çdo vendi që është prekur nga ky konflikt".

Disa nga kompanitë, të cilat përfshijnë dy kompani energjetike dhe firma që prodhojnë motorë, automjete dhe transformatorë, janë të lidhura me oligarkun Vyacheslav Bohuslayev, i cili u arrestua me dyshimin për bashkëpunim me Rusinë.

jake sullivan marredheniet shba-rusi yuri ushakov

Sondazh

Poll