Bota

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri: Evakuimi i Kievit nuk ka kuptim tani

Shmyhal bëri komentet në një takim të kabinetit pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe pasi kryetari i bashkisë së Kievit paralajmëroi banorët që të përgatiteshin për një skenar të rastit më të keq në të cilin qyteti mund të mbetej pa ujë dhe energji elektrike.

8 Nëntor 2022, 18:08 Nga d.a.
Lufta në Ukrainë/ Kryeministri: Evakuimi i Kievit nuk ka kuptim tani
Kievi

UKRAINË- Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha sot se për momentin nuk ka nevojë të evakuohet Kievi apo disa qytete të tjera që nuk janë afër vijës së frontit në luftën kundër Rusisë.

Ai i bëri komentet në një takim të kabinetit pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe pasi kryetari i bashkisë së Kievit paralajmëroi banorët që të përgatiteshin për një skenar të rastit më të keq në të cilin qyteti mund të mbetej pa ujë dhe energji elektrike.

"Tani për tani situata është larg (nevoja) për të shpallur një evakuim. Duhet thënë se për të shpallur evakuimin e një qyteti i cilinuk është afër vijës së frontit , veçanërisht kryeqytetit, nuk do të ketë kuptim tani."-tha Shmyhal.

Rusia po shton përpjekjet e saj për të ndërtuar pengesa thelbësore për të ngadalësuar përparimin e forcave ukrainase në vendet kryesore që po mbron, duke përfshirë rreth qytetit të shkatërruar të Mariupolit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

denys shmyhal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll