Aktualitet

Fokusi i çuditshëm tek shqiptarët, por pse? Diferenca me emigrantët afganë është vetëm 100 veta (REAGIMET)

Qeveria ka qenë e vendosur të kritikojë refugjatët shqiptarë kohët e fundit në përpjekjen e saj për të luftuar azilkërkuesit që vijnë në brigjet britanike. Kështu që njerëzit në Twitter po pyesin: pse?

8 Nëntor 2022, 17:52 Nga k.m.
Fokusi i çuditshëm tek shqiptarët, por pse? Diferenca me
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme Suella Braverman i quajti disa prej emigrantëve që shkojnë në Angli, “kriminelë shqiptarë”. Statistikat e reja nga Home Office dëshmojnë se ka vetëm një ndryshim të vogël midis numrit të shqiptarëve dhe afganëve që udhëtojnë përgjatë Kanalit Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar. Duke zbërthyer numrin e mbërritjeve me varka të vogla sipas kombësisë midis janarit dhe qershorit të këtij viti, Home Office zbuloi se kishte 2,165 refugjatë shqiptarë krahasuar me 2,066 afganë.

Kur merren si përqindje, ata nga Afganistani dhe ata nga Shqipëria rezulton të jenë 18% e numrit total të emigrantëve që vijnë.

Megjithatë, qeveria ka qenë e vendosur të kritikojë refugjatët shqiptarë kohët e fundit në përpjekjen e saj për të luftuar azilkërkuesit që vijnë në brigjet britanike. Kështu që njerëzit në Twitter po pyesin: pse?

Fokusi i çuditshëm tek shqiptarët, por pse? Diferenca me

Siç theksoi Ash Sarkar i medias "Novara Media", nuk ka një "ndryshim të madh" në numra.

Ajo shkroi në Twitter: Por mbulimi është fokusuar ekskluzivisht tek njerëzit nga Shqipëria dhe jo tek njerëzit nga vendi që ne pushtuam dhe më pas ua braktisëm talebanëve. Pse?

The Secret Tory, një llogari popullore, por anonime në Twitter, e cila kritikon konservatorët, pyeti gjithashtu: Nëse 101 më shumë afganë se shqiptarë do të kishin mbërritur me varka të vogla vitin e kaluar”, a do të ishte rrotulluar biseda rreth vendit të sunduar aktualisht nga talebanët?

Fokusi i çuditshëm tek shqiptarët, por pse? Diferenca me

Afganistani është qeverisur nga talebanët që kur SHBA dhe aleatët e saj – përfshirë Britaninë e Madhe – por këto vende tërhoqën forcat e saj nga vendi gushtin e kaluar, pas 20 vjetësh. Evakuimi la një boshllëk pushteti të cilin grupi militant e mbushi shpejt, duke nxitur mijëra afganë të përpiqeshin të largoheshin nga vendi i tyre për t'i shpëtuar regjimit shtypës të talebanëve.

Në gusht 2022, Mbretëria e Bashkuar kishte marrë zyrtarisht rreth 21,500 afganë përmes rrugëve zyrtare. Pavarësisht se ka pasur vetëm 100 emigrantë më shumë nga Shqipëria se Afganistani gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, shqiptarët janë përballur me kritikat më të shumta në javët e fundit. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se shumë prej tyre kam frikë të them se abuzojnë me ligjet tona moderne të skllavërisë. Po ashtu, në tetor, deputetëve iu tha se 12,000 shqiptarë kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin, krahasuar me 50 në vitin 2020.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick mbrojti fokusin e qeverisë tek Shqipëria, duke thënë për The Take with Sophy Ridge të Sky News: Dua të kem një marrëdhënie konstruktive dhe produktive me miqtë tanë shqiptarë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por është e saktë që një e katërta e njerëzve që kanë ardhur me varka të vogla kanë ardhur nga Shqipëria këtë vit. 

Duke qenë se Shqipëria është një vend evropian dhe pjesë e NATO-s dhe po aplikon për t'u anëtarësuar në BE, kritikët kanë hedhur dyshime lidhur me numrin e personave që duhet të largohen nga vendi./ huffingtonpost.co.uk

suella braverman shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll