Politike

Padia e Kushit/ Vokshi flet pas seancës: Është shtyrë për në datën 12 nëntor, do vijë vetë personalisht, akuzat e mia janë të faktuara

Vokshi akuzonte ministres se stafi i saj ka nxjerrë tezat e provimeve dhe ua kanë dhënë ato militantëve të Partisë Socialiste. Vokshi deklaroi se seanca e radhës është caktuar më datë 12 nëntor dhe tha se sërish do të ishte vetë e pranishme.

8 Nëntor 2022, 12:40 Nga e.k
Padia e Kushit/ Vokshi flet pas seancës: Është shtyrë
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se dhe sot Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën e gjyqësore ndaj saj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi në lidhje me denoncimin që deputetja demokrate ka bërë në lidhje me testet e maturës. Vokshi akuzonte ministres se stafi i saj ka nxjerrë tezat e provimeve dhe ua kanë dhënë ato militantëve të Partisë Socialiste. Vokshi deklaroi se seanca e radhës është caktuar më datë 12 nëntor dhe tha se sërish do të ishte vetë e pranishme.

Albana Vokshi:Erdha përsëri personalisht në gjykatë, në respket të kohës dhe të investimit edhe të parave të kësaj gjykate për një padi që në fakt nuk ka çështje brenda. Denoncimi që unë kam bërë për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar. Për fat të keq edhe sot seanca nuk u krye. Për herë të dytë është pikërisht organi i akuzës i cili kërkon shtyrje, sepse me çfarë u informuam në seancë prokurorët kanë një trajnim tjetër. Është shtyrë për në datë 22, përsëri do vazhdoj të jem vetë prezente edhe në seancën e fundit për t’i qëndruar deri në fund denoncimeve që unë kam bërë. Pse? Sepse unë vazhdoj mendoj, vazhdoj shpresoj që çdo njeri sot ka arsye për të protestuar. Për të potestuar sepse arsimi është në nivelin më të ulët. Sepse 600 shkolla janë mbyllur dhe me urdhër të Ramës shkolla të tjera po mbyllen. Pse? Sepse dhjetëra, mijëra fëmijë mësojnë në klasa kolektive. Rreth 100 mijë fëmijë mësojnë me 2 apo 3 turne. Sot arsimi në Shqipëri është në rrezik, ndaj duhet të rezistojmë, duhet të denoncojmë, duhet të reagojmë, duhet të protestojmë. Ndaj thirrja ime sot është për të gjithë prindërit që të protestojnë. Thirrja ime sot është për të gjithë mësuesit që të protestojnë. Pse? Sepse arsimi duhet shpëtuar. Ndaj në 12 nëntor, të gjithë në shesh, për të protestuar për arsimin që është në rrezik. Për të protestuar për të mbrojtur fëmijët që janë në rrezik. Për të mbrojtur familjet që janë në rrezik. Për të mbrojtur shoqërinë shqiptare që është në rrezik. Faleminderit!

Kushi ka ngritur padi ndaj Vokshit, pasi kjo e fundit ka denoncuar se pyetjet e testit të vlerësimit për mësuesit parauniversitarë kanë dalë një ditë para provimit për të “favorizuarit”. Demokratja ka nxjerrë një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë. Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm.

albana vokshi evis kushi

Sondazh

Poll