Bota

“Tronditet” Kisha Katolike në Francë! 11 peshkopë akuzohen për abuzim seksual me të mitur

Hulumtimi i publikuar vitin e kaluar zbuloi se 330,000 të mitur ishin abuzuar seksualisht nga priftërinjtë dhe anëtarët laikë gjatë 7 dekadave të fundit.

7 Nëntor 2022, 18:30 Nga k.m.
“Tronditet” Kisha Katolike në Francë! 11 peshkopë
Foto ilustruese

FRANCË- 11 peshkopë francezë janë akuzuar për abuzim seksual, përfshirë ish-peshkopin e Bordos, i cili rrëfeu se kishte sulmuar një të mitur 35 vjet më parë. Jean-Pierre Ricard, i cili u bë kardinal nga Papa Françesku në 2016, pranoi aktin e dënueshëm kundër ndaj 14-vjeçari. Ricard doli në pension si peshkop i Bordeaux në 2019, por mbetet një kardinal, një pozicion që ai zakonisht e mban deri në fund të jetës së tij.

Të gjithë të akuzuarit do të përballen ose me ndjekje penale ose procedura disiplinore të kishës. Kështu u shpreh De Moulin-Beaufort, kryepeshkop i qytetit të Reims. 

Kisha franceze u trondit vitin e kaluar nga gjetjet e një hetimi që konfirmoi abuzimin e përhapur të të miturve nga priftërinjtë dhe anëtarët laikë që datojnë që nga vitet 1950. U zbulua se 216,000 të mitur ishin abuzuar nga klerikët gjatë 7 dekadave të fundit, një shifër që u rrit në 330,000 kur përfshiheshin akuzat kundër anëtarëve laikë të Kishës, duke shtuar edhe mësuesit e shkollave katolike./Protothema

kisha katolike ne france france

Sondazh

Poll