Bota

Kurti jep të dhëna për draftin franko-gjerman: Më 9 shtator na erdhi dokumenti në zyrë, Serbia do të maskojë refuzimin

Në një konferencë për shtyp të mbajtur me ministrin e brendshëm Xhelal Sveçla, në lidhje me situatën e tensionuar në veri, ai tha se propozimin e kanë marrë më 9 shtator në zyrë.

7 Nëntor 2022, 18:11 Nga d.a.
Kurti jep të dhëna për draftin franko-gjerman: Më 9 shtator
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur me detaje në lidhje me propozimin franko-gjerman që i është bërë Kosovës dhe Serbisë për vijimin e dialogut.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur me ministrin e brendshëm Xhelal Sveçla, në lidhje me situatën e tensionuar në veri, ai tha se propozimin e kanë marrë më 9 shtator në zyrë.

Unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Konceptet dhe nocionet që përdoren aty janë vlera për dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin përbrenda si ideologji të zgjidhjes së problemeve, ku thuhet se Kosova e ka këtë problem të veçantë në veri të Mitrovicës ose në Graqanicë dhe do t’ia bëjmë një zgjidhje të veçantë. Tash nuk jemi te ajo. Tashmë jemi të vlerat. Me 18 gusht në takimin në Bruksel pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Deri më 18 gusht nuk kemi pasur dialog për marrëveshjen. Kemi pasur dialogu për proces të vazhdueshëm, dialog për koncesione, për marrëveshje të vogla e ndonjëherë dialog për dialog. Më 9 shtator, pa u bërë një muaj pas këtij takimi patën ardhur në zyre te unë këshilltarët e lartë të Knacelarit Scholz dhe Macron bashkë me ndërmjetësin e njohur Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, modeleve që unë nuk i kam refuzuar dhe kam thënë se janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtjet e mia dhe ua kam thënë edhe atyre, por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozim. Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufluar”, ka deklaruar ai.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll