Bota

Situata në Veri, Policia e Kosovës: Vijojnë dorëheqjet e oficerëve serbb, dorëzuan të gjitha paisjet

Sipas njoftimit të policisë edhe ditën e sotme ka patur dorëheqje të zyrtarëve policor serbë në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

7 Nëntor 2022, 18:08 Nga d.a.
Situata në Veri, Policia e Kosovës: Vijojnë dorëheqjet e
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me dorëheqjet e shtetasve serbë në rradhët e saj në komunat e veriut.

Sipas njoftimit të policisë edhe ditën e sotme ka patur dorëheqje të zyrtarëve policor serbë në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Numri i njoftimeve për dorëheqje të punonjësve të uniformuar dhe të atyre civil nga rendi publik, kufiri dhe hetimet, të cilët deri më tani i kanë dërguar njoftimet në rajonet dhe stacionet policore ka arritur deri në pesëqind e shtatëdhjetë e tetë (578) punonjës. Disa prej tyre janë në proces të dorëzimit të pajisjeve, ndërsa disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se “ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara në veri”. PK thotë se pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri “do të rris gradualisht kapacitetet e saja policore me zyrtarë të rendit publik”.

“Të gjitha veprimet policore do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.

policia e kosoves reciprociteti i targave kosove-serbi dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll