Aktualitet

Sherr në Vlorë, i riu godet me thikë 58-vjeçarin, transportohet në spital

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

7 Nëntor 2022, 16:28 Nga A.B
Sherr në Vlorë, i riu godet me thikë 58-vjeçarin,
Policia

VLORË- Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Vlorë. Policia informon se në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar i cili ka sulmuar me thikë një 58-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sherr ne vlore vlore

Sondazh

Poll