Bota

Twitter lancon abonimin për verifikimin e llogarisë! Jack Dorsey u kërkon ndjesë të pushuarëve nga puna

Sistemi origjinal i verifikimit u krijua për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë përdoruesit autentikë dhe me ndikim në platformë, duke përfshirë figura qeveritare, yje sporti, figura argëtuese, gazetarë, marka dhe organizata të mëdha.

7 Nëntor 2022, 14:26 Nga e.k
Twitter lancon abonimin për verifikimin e llogarisë! Jack Dorsey u
Twitter

SHBA- Twitter ka lançuar një shërbim abonimi që i lejon përdoruesit të blejnë verifikimin për një tarifë mujore prej 7,99 dollarë. Sistemi origjinal i verifikimit u krijua për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë përdoruesit autentikë dhe me ndikim në platformë, duke përfshirë figura qeveritare, yje sporti, figura argëtuese, gazetarë, marka dhe organizata të mëdha.

Por, në një përditësim për pajisjet Apple iOS , kompania zbuloi se çdo përdorues që “regjistrohet tani” në shërbimin e saj premium “Twitter Blue”  do të marrë shenjën blu në llogari. Përditësimi tha se shërbimi do të ofrojë: “Fuqi për njerëzit". 

"Llogaria juaj do të marrë një shenjë blu, ashtu si të famshmit që ju tashmë ndiqni. Karakteristika të tjera të premtuara se do të jenë së shpejti përfshijnë gjysmën e numrit të reklamave, aftësinë për të postuar video më të gjata dhe renditjen prioritare", thuhet në njoftim.

Musk po planifikon të diversifikojë rrjedhat e të ardhurave të Twitter. Ai po kërkon të reduktojë në mënyrë drastike kostot në kompani.Firma filloi shkurtimet e gjera të stafit në të gjithë botën , me sugjerime se gjysma e më shumë se 7,500 stafit të saj mund të hiqen. Bashkëthemeluesi i platformës Jack Dorsey i kërkoi falje stafit duke thënë se ai “zotëron përgjegjësinë” për pushimet masive nga puna.

“Unë kam përgjegjësinë përse të gjithë janë në këtë situatë. Kërkoj falje për këtë.Unë jam mirënjohës dhe i dua të gjithë ata që kanë punuar në Twitter. Nuk pres që ju të më kuptoni në këtë moment. Ju kuptoj”, tha ai.

twitter elon musk jack dorsey

Sondazh

Poll