Bota

Ebola po përhapet me shpejtësi në Ugandë, qeveria zgjat karantinën edhe tre javë. 51 të vdekur dhe qindra të infektuar

Deri më tani raportohen 50 viktima. Virusi vdekjeprurës është përhapur me shpejtësi edhe në gjashtë rajo të tjera të vendit duke rrezikuiar mijëra njerëz. 

7 Nëntor 2022, 12:57 Nga e.k
Ebola po përhapet me shpejtësi në Ugandë, qeveria zgjat
Një punonjës i ekipit mjekësor duke dezinfektuar tendën ku qëndrojnë të prekurit nga Ebola

UGANDË- Uganda ka vendosur të zgjasë edhe me tre javë të tjera gjendjen e emergjencës dhe të izolimit për shkak të shpërthimit të Ebolas që në fill u përhap në rajon Mubende në mes të shtatorit. Deri më tani raportohen 50 viktima. Virusi vdekjeprurës është përhapur me shpejtësi edhe në gjashtë rajo të tjera të vendit duke rrezikuiar mijëra njerëz. 

Më shumë se 400,000 njerëz janë urdhëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre gjatë natës ose të udhëtojnë për arsye personale. Tregjet, baret dhe kishat janë mbyllur gjithashtu. Drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së mëtejshme të Ebolës dhe u kanë bërë thirrje vendeve fqinje që të rrisin gatishmërinë e tyre. Nuk ka ilaçe apo vaksina të provuara se funksionojnë kundër llojit qarkullues të Sudanit, të cilin Uganda nuk e kishte hasur që nga viti 2012. 

Ebola po përhapet me shpejtësi në Ugandë, qeveria zgjat
Një punonjës i ekipit mjekësor që u shërben të sëmurëve

"Këto përfshijnë një shtetrrethim nga muzgu deri në agim, një ndalim të udhëtimit personal dhe mbylljen e tregjeve, bareve dhe kishave", tha ministri i Shëndetësisë Ruth Jane Aceng.

Me urdhër të presidentit të vendit Yoweri Museveni Policia ka të drejtë të arrestojë të gjithë ata që thyejnë karantinën dhe ata që janë të infektuar por refuzojnë të që izolohen në qendrat e ngritura. Numri i të prekurve sipas OBSH-së është më i lartë nga sa thuhet në shifrat zyrtare pasi për shkak të një sistemi jo shumë funksional të shëndetësisë në Ugandë dhjetëra persona mund të janë prekur por nuk kanë arritur dot që të bëjnë një tampon për shkak të mungesës së tyre në disa zona.

ugande shperthen ebola ne ugande

Sondazh

Poll