Bota

Zbulohet letra drejtuar miliarderit/ OKB i kërkon Musk që të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

Në letrën e tij, Turk i kërkoi Twitter-it të respektonte të drejtat e privatësisë dhe shprehjes së lirë në masën e plotë të mundshme dhe sipas ligjeve përkatëse.

7 Nëntor 2022, 13:28 Nga e.k
Zbulohet letra drejtuar miliarderit/ OKB i kërkon Musk që të
Elon Musk

SHBA- Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon Musk-ut, duke i bërë thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it. Në letrën e tij, Turk i kërkoi Twitter-it të respektonte të drejtat e privatësisë dhe shprehjes së lirë në masën e plotë të mundshme dhe sipas ligjeve përkatëse.

“Twitter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, tha Turk.

Kjo letër vjen pasi Musk njoftoi për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë edhe të gjithë stafin e drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të inteligjencës artificiale. Në letër ai më tej tha se nuk ka vend për urrejtjen që nxit diskriminim, armiqësi apo dhunë në Twitter.

"Kërkimet janë thelbësore për të kuptuar më mirë ndikimin e mediave sociale në shoqëritë tona. Ruani aksesin në të dhënat e Twitter përmes ndërfaqeve të programimit të hapur të aplikacionit (API). Fjala e lirë varet nga mbrojtja efektive e privatësisë. Është jetike që Twitter të përmbahet nga gjurmimi pushtues i përdoruesve dhe grumbullimi i të dhënave të lidhura me to dhe t'i rezistojë, në masën më të plotë të mundshme sipas ligjeve në fuqi, kërkesave të pajustifikuara nga qeveritë për të dhënat e përdoruesit", shkruan Komisioneri.

twitter elon musk

Sondazh

Poll